Gjobiten 173 shoferë, nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve

Maqedonia

Gjobiten 173 shoferë, nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve

Më: 28 janar 2022 Në ora: 12:34
Ilustrim

Ministria e Brendshme gjatë ditës së djeshme (27.01.2022) ka zhvilluar një kontroll të intensifikuar për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk i lënë këmbësorët të kalojnë në vendkalimin e këmbësorëve, përkatësisht nuk respektojnë detyrimet si drejtues mjetesh.

Janë sanksionuar 173 drejtues automjetesh, prej tyre 104 në territorin e Shkupit, 26 në SPB Tetovë, 16 në SPB Veles.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 134 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion.

Nga Ministria e Brendshme thonë se do të vazhdojnë me kontrolle të tilla edhe në ditët në vijim..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat