Milloshoski: Propozim ligji për një njësi zgjedhore të hyjë në procedurë parlamentare

Maqedonia

Milloshoski: Propozim ligji për një njësi zgjedhore të hyjë në procedurë parlamentare

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 17:03
Milloshoski

Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së-së sot realizoi takime me tre deputetë, kryetarë të partive politike – RDM, Partinë Demokratike të Turqve – TDP dhe Palën Serbe në Maqedoni, ku është biseduar për modelin zgjedhor, ku u konstatua se partia ka dy qëndrime të përbashkëta me këto dy subjekte politike.

Këtë sot e bëri të ditur deputeti i OBRM-PDUKM-së-së, Antonio Milloshoski, i cili theksoi se ligji i propozuar për një njësi zgjedhore ende ndodhet, siç tha “në sirtarin e spikerit Talat Xhaferi”, dhe konsideron se është mirë ai të hyjë në procedurë dhe të vijë në debat të komisionit që të mundet secili ta shprehë mendimin e vet.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Milloshoski theksoi se nga LSDM-ja pesë vitet e fundit kanë dëgjuar se mbështet një njësi zgjedhore dhe këtë e konsiderojnë të “absolvuar”.

Nga LSDM akuzojnë OBRM-PDUKM-në se po mashtron me propozimin për shkak se pikërisht kjo parti ka bllokuar ndryshimet ne Kodin Zgjedhor në vitin 2020 ku u propozua një njësi zgjedhore./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat