SHBA ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut me 9 milion dollarë për ballafaqim me pandeminë

Maqedonia

SHBA ka ndihmuar Maqedoninë e Veriut me 9 milion dollarë për ballafaqim me pandeminë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 20:26
Foto nga takimi

Mirënjohje e madhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e sistemit shëndetësor, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen vetëmohuese që nga fillimi i krizës me coronavirus, tha ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, në takimin e sotëm me zv. ambasadorin e SHBA-së Eric Meyer.

“Mbështetja e plotë nga qeveria amerikane është mbi 9 milionë dollarë për reagimin e vendit tonë në përballjen me covid pandeminë, duke mbështetur dhe forcuar laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik, rindërtimin e objekteve shëndetësore .

Dhe fondet me të cilat USAID do të mbështesë OBSH për forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të reagimit ndaj emergjencave të sistemit shëndetësor gjatë pandemisë, me qëllim sigurimin e mbulimit më të madh dhe shpërndarjes së sigurt të vaksinave kundër coronavirusit”, tha ministri Sali.

Takimi i sotëm synon forcimin e mëtejshëm dhe një hap tjetër përpara në përmirësimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat