Shqiptohen 98 sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve në Maqedoni

Maqedonia

Shqiptohen 98 sanksione për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve në Maqedoni

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve për mosdhënie të përparësisë të kalimit këmbësorëve në vendkalime për këmbësorë, përkatësisht nuk i respektojnë obligimet si shoferë.

Gjatë këtij aksioni gjithsej janë sanksionuar 98 shoferë, prej të cilëve 44 në territorin e Shkupit, 20 në territorin e SPB Tetovë. Poashtu janë sanksionuar edhe 148 lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.

MPB-ja edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aktivitete të këtilla dhe të ngjashme dhe ju drejton apel shoferëve të ju japin përparësi kalimi këmbësorëve përkatësisht ti respektojnë rregullat dhe rregulloret në trafik.

“Poashtu apelojmë edhe deri te këmbësorët ti respektojnë rregullat dhe rregulloret dhe të kalojnë rrugën në vendet e parapara për kalim të këmbësorëve për arsye se mosrespektimi i rregullave të trafikut do të sanksionohet”, thonë nga MPB.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat