KSN propozon të fillojë skriningu në shkollat e Maqedonisë dhe të përfundojë sa më shpejt

Maqedonia

KSN propozon të fillojë skriningu në shkollat e Maqedonisë dhe të përfundojë sa më shpejt

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Sot Komisioni për Sëmundje Ngjitëse propozoi rekomandime dhe udhëzime në lidhje me skriningun në shkolla.

Ky komision dha rekomandime dhe udhëzime që të caktohen disa institucione shtetërore sipas metodologjisë që u vërtetua në mbledhjen e sotme dhe të fillojë skriningu dhe të përfundojë sa më shpejt.

Qëllimi i skriningut sipas zëdhënësit të këtij komisioni, Zllate Mehmedoviq është që mblidhen infromacione se si është bartja e virusit në shkolla, posaçërisht kur kemi rritje të rasteve te mosha 6 – 14 vjet.

Sipas tij, metodologjia është konfirmuar dhe do të testohen jo më shumë se 2.000 nxënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat