Sali: Rekomandime dhe masa të reja pas rezultateteve nga analiza serologjike

Maqedonia

Sali: Rekomandime dhe masa të reja pas rezultateteve nga analiza serologjike

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 17:42
Sali: Rekomandime dhe masa të reja pas rezultateteve nga analiza serologjike

Ulet piku nga vala e katërt, gjendja epidemiologjike po shënon përmirësim të vogël, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Ministri Sali dhe zëvendësministri Vlladimir Rendevski i vizituan ekipet shëndetësore të pikës për skrining serologjik në Manastir, ndërkaq realizuan edhe takime me qytetarë.

Siç tha Sali, skriningu serologjik do të mundësojë pasqyrë të qartë për gjendjen e përgjithshme të popullatës, ndërkaq nga ajo do të varet edhe sjellja e rekomandimeve dhe masave të reja.

Gjendja epidemiologjike në tërë shtetin po shënon përmirësim të konsiderueshëm, përkatësisht po ulet piku nga vala e katërt. Niveli i vaksinimit dhe imunizimit të plotë tek ne është më i ulët se në shtetet anëtare të BE-së. Ne dëshirojmë rezultate pozitive nga kjo analizë, në mënYrë që më pas t’i pakësojmë masat, përkatësisht të jemi më të lirë për funksionim. Nëse kemi rezultate pozitive sipas të cilave do të ketë mbi 70 për qind të imunizimit të përgjithshëm në shtet, atëherë do të fillojmë me lehtësimin dhe zbutjen e masave”, theksoi ministri.

Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë, është paraparë të bëhen rreth 3.000 analiza, prej të cilave 1.000 në Shkup, ku në rrjedhë është grumbullimi i materialit, ndërsa skriningu tjetër serologjik do të realizohet në qytete të tjera.

Jemi të kënaqur nga jehona e qytetarëve, ka përfaqësues nga të gjitha grup moshat dhe kjo do të mundësojë të kemi pasqyrë më të qartë për gjendjen e përgjithshme të popullatës. Nga rezultatet që do t’i kemi me analizën serologjike do t’u qasemi rekomandimeve dhe masave të reja për funksionim të institucioneve. Jemi të befasuar pozitivisht edhe nga reagimi i prindërve të cilët vetëm gjatë ditës së djeshme dhanë mbi 4.000 miratime për të bërë analiza  skriningu tek fëmijët e tyre të moshës shkollore. Këtë e bëmë sepse në Komisionin për sëmundje ngjitëse vërejtëm rritje të vogël të persona të infektuar të moshës prej 6 deri 14 vjeç dhe prandaj vepruam në mënyrë preventive. Në këtë moment rezultatet janë pozitive dhe nga 200 analiza të kryera gjatë ditës së djeshme, regjistruam vetëm një rast pozitiv. Nëse trendi i këtillë vazhdon, atëherë nuk do të kemi nevojë për vazhdim të atyre analizave tek nxënësit”, theksoi Sali.

Nga Minsitria e Shëndetësisë informuan se janë tejkaluar paqartësitë rreth formulimit të kompensimit për punë të dielën për punonjësit shëndetësorë, korrigjimi është bërë dhe kompensimi do të paguhet pa pengesa për punën e së dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat