Është ndërprerë tërësisht komunikacioni Kumanovë – Kriva Pallankë për shkak të një aksidenti

Maqedonia

Është ndërprerë tërësisht komunikacioni Kumanovë – Kriva Pallankë për shkak të një aksidenti

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Për shkak të një fatkeqësie rrugore që ndodhi sot pasdite në orën 16:10, komunikacioni në rrugën rajonale A2, Kumanovë – Kriva Pallankë është ndërprerë tërësisht.

Sipas informatave nga zëdhënësja e SPB Kumanovë, Ivana Mlladenovska, ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë në terren dhe ekspertiza policore është në rrjedhë.

Sipas informatave fillestare, në fatkeqësinë ka marrë pjesë një automjet ngarkues i cili tërësisht e ka penguar rrugën.

Informata se sa automjete kanë qenë të përfshira në aksident dhe nëse ka të lënduar, MPB do të kumtojë pas përfundimit të ekspertizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat