Osmani: Ambasadori i Maqedonisë në Ukrainë për momentin është i fshehur

Maqedonia

Osmani: Ambasadori i Maqedonisë në Ukrainë për momentin është i fshehur

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 08:50
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se në këto kushte të vështira, Ambasada po mundohet t’u shërbejë qytetarëve që nuk janë larguar nga Ukraina dhe do të jetë edhe më e vështirë për shkak të situatës ushtarake.

Ai nuk saktësoi nëse Maqedonia do të dërgojë trupa nëse aktivizohet neni 5, gjegjësisht nëse Rusia përparon në territorin e ndonjë prej vendeve anëtare.

Ambasadori ynë është aty me ekipin dhe pasi janë aktivizuar alarmet e goditjes ajrore, i kam udhëzuar që të largohen nga vendi dhe të shkojnë në vendet fqinje. Ai aktualisht është i fshehur”, ka thënë Osmani.

Në qytetet e tjera ka disa qytetarë dhe tani është më e vështirë sepse nuk ka fluturime komerciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat