Vazhdon ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Strazh

Maqedonia

Vazhdon ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Strazh

Më: 6 mars 2022 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Për shkak të reshjeve të borës edhe sot vazhdon ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda në rrugë Gostivar-Strazh dhe Mavrovë-Dibër, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Siç njoftojnë nga LAMM për shkak të reshjeve të borës në rrugën rajonale Tetovë-Kodra e Diellit është e detyrueshme përdorimi i pajisjeve dimërore.

Nga LAMM thonë se komunikacioni në vendet e tjera po zhvillohet në rrugë me lagështi.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat