Maqedoni: Seanca parlamentare për ndryshimet në ligjet për TVSH-në dhe akcizat do të mbahet nesër

Maqedonia

Maqedoni: Seanca parlamentare për ndryshimet në ligjet për TVSH-në dhe akcizat do të mbahet nesër

Më: 10 mars 2022 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi për nesër në ora 15:00 e ka caktuar seancën e 67-të, në rendin e ditës të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e e Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar dhe Ligjit për akciza.

Ndryshimet dhe plotësimet sot janë dorëzuar nga Qeveria në Kuvend.

Siç theksoi Qeveria, ndryshimet dhe plotësimet duhet të miratohen në procedurë urgjente kuvendore që të sigurohet ulja e çmimeve të larta të shitjes me pakicë të karburanteve.

“Këto ligje i referohen disa masave si masa e uljes së normës preferenciale të TVSH-së për produktet bazë të ushqyerjes njerëzore nga 5 për qind në 0 për qind. Produktet kryesore për të cilat do të zbatohet kjo masë janë buka, sheqeri, mielli i tipit 400, vaji i lulediellit, qumështi i përhershëm, mishi i freskët, orizi dhe vezët. Përfshihen edhe masat për uljen e normës së TVSH-së nga 18 për qind në 10 për qind për shitjet e energjisë dhe për përjashtimin nga pagimi i TVSH-së për importet e energjisë, si dhe masa për uljen e taksës së akcizës në përputhje me çmimet e bursës. Këto ligje do të lehtësojnë goditjen e çmimeve të shkaktuar nga çmimet e larta të bursave të naftës dhe karburanteve".

Qeveria dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski apeluan deri te deputetët që menjëherë t’i miratojnë ndryshimet dhe plotësimet ligjore, për të garantuar zbatimin e shpejtë të masave të miratuara dje për mbrojtjen e standardit jetësor dhe likuiditetit të kompanive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat