Bekteshi: Ka sasi të mjaftueshme të miellit, qytetarët të mos blejnë pa nevojë

Maqedonia

Bekteshi: Ka sasi të mjaftueshme të miellit, qytetarët të mos blejnë pa nevojë

Më: 14 mars 2022 Në ora: 13:05
Foto ilustrim

“Ka më tepër se sa sasia e nevojshme e miellit në vend, mullinjtë kanë sasi të mjaftueshme që të mbulojnë nevojat e tregut vendor. Nuk ka asnjë hapësirë që të krijohet panikë tek qytetarët për blerje të panevojshme të miellit duke patur parasysh se të gjitha sasitë e miellit që nevojiten për shtetin e kemi për momentin”.

Këtë e deklaroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili vizitoi mullirin “Kokra e Artë” në Tetovë. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të mos blejnë miell pa nevojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dua t’u bëjë me dije qytetarëve se kemi sasi të mjaftueshme të miellit në mullinjtë e vendit, ndërsa çmimet e prodhimeve bazë ushqimore në periudhën në vijim do të ulen si rezultat i vendimeve që i solli Qeveria për mbrojtje të qytetarëve nga çmimet shokuese. Deri në fund të javës presim stabilizim të tërësishëm të tregut dhe në varësi nga informatat do të hiqet dhe ndalesa për eksport e cila u soll javën e kaluar. Prioritet ynë është të kujdesemi për qytetarët dhe t’i mbrojmë ato”, tha Bekteshi.

Ai shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet serbe për sigurimin e sasive shtesë të grurit, gjë që nuk do të thtoë se nuk janë mbuluar nevojat vendore, por këto sasi janë me qëllim kompani të caktuara prodhues të miellit që janë eksportues në rajon, pas stabilizimit të tregut të mund të eksportojnë dhe të jenë më konkurent edhe gjatë krizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat