ASH thotë se njësiti “Tigri” pasqyron qasjen diskriminuese të shtetit

Maqedonia

ASH thotë se njësiti “Tigri” pasqyron qasjen diskriminuese të shtetit

Më: 14 mars 2022 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas shënimit të 41 vjetorit të njësitit policorë “Tigrat” pranë MPB-së.

Nga kjo parti thonë se mosprania e asnjë shqiptari në këtë njësit pasqyron qasjen diskriminuese të shtetit ndaj shqiptarëve.

“Me këtë njësi diskriminimi dhe ofendimi i shqiptarëve bëhet i dyfishtë. Jo vetëm që nuk pranohen, por edhe nënçmohen me arsyetimin se pranohen vetëm ata që kanë aftësi fizike dhe psiqike. Sot ky njësit për shqiptarët mbahet mend vetëm si i tillë që ka përgjakur shqiptarët që nga themelimi i shtetit, si në ngjarjet e Bit Pazarit, Strugës, Tetovës, Gostivarit, në konfliktin e vitit 2001 dhe në çdo aksion tjetër me radhë.

““Tigrat” operojnë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku partia shqiptare në pushtet, BDI, shpesh herë është mburrur se ka pasur zëvendësministra e një kohë edhe ministër”, deklaroi mes tjerash Naim Bajrami nga Aleanca për Shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat