Kuvendi i Maqedonisë zgjedh anëtar dhe zëvendës në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë zgjedh anëtar dhe zëvendës në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime

Më: 16 mars 2022 Në ora: 22:03
Kuvendi

Kuvendi sot zgjodhi deputeten e LSDM-së Marija Georgievska për kryetar në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime.

Për anëtar komisioni u zgjodh Darko Kaevski nga LSDM, ndërsa zëvednës janë Hysni Imaili nga Alternativa. Për zëvendësanëtar të këtij komisioni u zgjodh Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.

Në arsyetimin e Vendimit qëndron se sipas pjesmarrjes së partive politike në komisioni, 36.67% ka LSDM, BDI 12.5, ASH 6.67, Alternativa 3.33, E majta dhe Lëvizja Besa 1.67 dhe PDSH me 0.833%.

“Në bazë të numrit të deputetëve në përbërjen e këtij komisioni, LSDM ka 5 deputetë, OBRM-PDUKM 5, BDI 2, ASH përfaqësohet me 1 deputet.

Gjeorgjievska u zgjodh në vendin e Kostadin Kostadinovit i cili ishte anëtar në komision, por iu ndalua deputeti për shkak të zgjedhjes në krye të Komunës së Strumicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat