Kuvendi i Maqedonisë votoi ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë votoi ndryshimet ligjore për rritjen e pensioneve

Më: 16 mars 2022 Në ora: 22:05
Ilustrim

Kuvendi sonte votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim Pensional dhe Invalidor.

Me këto ndryshime, caktimi i pensionet do të vlerësohet 50% nga shpenzimet jetësore dhe 50% nga rritja e pagës mesatare, ndërsa po ashtu, si masë antikrizë, çdo pensionist për tre muaj do të marrë nga 1.000 denarë.

“Me metodologjinë e re pensionet caktohen sipas indeksit të shpenzimeve për jetesë për 50% dhe 50% sipas pagës mesatare në shtet. Sipas këtij vendimit, pensionet do të caktohen më 1 mars dhe 1 shtator, çdo vit”, u shpreh kryetari i partisë së Pensionsitëve, llija Nikollovski.

Ai shtoi se kjo është sukses për pensionistët për shkak se ruhet parimi i pensionet si kategori ekonomike dhe jo sociale.

Nga shtatori i vitit 2022, rreth 330.000 pensionistë do të kenë rritje të pensioneve që mesatarisht është rreth 900 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat