Kuzeska: Masat e antikrizës prej 400 milionë eurove tashmë japin rezultate

Maqedonia

Kuzeska: Masat e antikrizës prej 400 milionë eurove tashmë japin rezultate

Më: 19 mars 2022 Në ora: 17:51
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska sot deklaroi se masat e antikrizës prej 400 milionë eurove tashmë japin rezultate dhe se çmimet e ushqimit dhe derivateve të naftës janë stabilizuar.

“Pagën minimale e rritëm, pensionet i rritëm. E subvencionojmë rrymën për qytetarët për të mos paguar më shtrenjtë”, tha Kuzeska.

Ajo tha se të gjitha paratë e shtetit do të jenë për mbështetje financiare për qytetarët dhe ekonominë.

Në anën tjetër, sipas Kuzeskës, kemi kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së të cilët jo vetëm që nuk punojnë, por edhe shpenzojnë paratë e qytetarëve.

“Në vetëm 4 komuna nga kryetarët e OBRM-PDUKM-së sivjet janë harxhuar gati 1 milionë euro për punësime partiake”, thonë nga kjo parti./]

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat