RMV: Shtyhet Ligji për ndryshimin e gjinisë

Maqedonia

RMV: Shtyhet Ligji për ndryshimin e gjinisë

Më: 22 mars 2022 Në ora: 12:47
Foto ilustrim

Propozim ndryshimet e ligjit të evidencës amë nuk gëzojnë mbështetjen e pozitës dhe opozitës ata  janë kundër propozimit të Qeverisë që ndryshimi i gjinisë të legalizohet vetëm me deklaratë në noter dhe me një fotokopje të letërnjoftimit.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur  zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në ClickPlus në TV21.

“Ligji për ndryshimin e gjinisë është shtyrë. Siç e shpjegoi edhe zëvendësministri i Drejtësisë, bëhet fjalë për një rast të fituar në Gjykatën e Strasburgut nga një qytetar i vendit tonë me çrast detyrohet edhe Qeveria dhe Kuvendi ta ndryshojë Ligjin për librat amë. Do të thotë është shtyrë”, deklaroi  Grubi.

Përndryshe Zëvendësministri i Drejtësisë Agim Nuhiu në një prononcim për Klan Maqedoni, të enjten theksoi se ky propozim ligj është refleksion i Qeverisë viz-a-vi aktgjykimit të Gjykatës së Strasburgut dhe rekomandimeve të institucioneve të BE-së. Ai tha se ka qëndrim negative për këtë zgjidhje ligjore ku do t`I shpalos gjatë debatit parlamentar dhe siguron se propozimi nuk e përmban nënshkrimin e tij. Ligji për evidencën amë, parasheh mundësi për për regjistrim të personave që do të ndryshojnë gjininë vetëm me posedimin e letërnjoftimit dhe një deklarate që do të formalizohet në noter deklaroi Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat