“Swift Response – 22”, në Maqedoni do të hyjnë 850 automjete ushtarake, 24 helikopterë dhe 5 dronë nga ushtritë e huaja

Maqedonia

“Swift Response – 22”, në Maqedoni do të hyjnë 850 automjete ushtarake, 24 helikopterë dhe 5 dronë nga ushtritë e huaja

Më: 22 mars 2022 Në ora: 19:55
Ilustrim

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe miratoi Infromacionin për lejimin e forcave të huaja të armatosura në territorin e Maqedonisë së Veriut për ushtrimin ushtaraka “Swift Response – 22”.

“Me këtë vendim, Qeveria i ngarkoi institucionet kompetente që të marrin masa për kalimin pa pengesë të kufirit shtetëror të më shumë se 850 mjeteve motorike ushtarake dhe civile, 8 avionëve, 24 helikopterëve, 5 dronëve pa pilotë, armëve, municionit, pajisjeve dhe mjeteve materiale dhe teknike të forcat e armatosura të shteteve të huaja, në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ushtrimi ushtarak “Swift Response -22” është pjesë e ushtrimit “DEFENDER EUROPE 22”, ku marrin pjesë shumica e ushtrive që janë pjesë e NATO-s.

“Stërvitja “Swift Response-22” është pjesë nga stërvitja “Defender Europe 22” me pjesëmarrje të një numri të madh të pjesëtarëve të ushtrive nga aleanca e NATOS dhe Partneriteti për paqe ku njëherit do të realizohet në pesë lokacione në Evropë”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat