Arsovski: Deri më tani nuk ka persona që kanë aplikuar për statusin e refugjatit për shkak të luftës në Ukrainë

Maqedonia

Arsovski: Deri më tani nuk ka persona që kanë aplikuar për statusin e refugjatit për shkak të luftës në Ukrainë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 13:01
Arsovski: Deri më tani nuk ka persona që kanë aplikuar për statusin e refugjatit për shkak të luftës në Ukrainë

Deri më tani nuk ka persona që kanë aplikuar për statusin e refugjatit në vend për shkak të luftës në Ukrainë, tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski në konferencën e sotme për media.

Siç shtoi ai, edhe pse vendi ynë nuk është në rrugën e refugjatëve nga Ukraina, shteti ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për pranimin e organizuar të një vale të mundshme refugjatësh.

“Maqedonia e Veriut nuk është në rrugën e refugjatëve nga lufta në Ukrainë, siç e pamë në vitet e kaluara, në lidhje me krizën e refugjatëve nga lufta në Siri.

Pavarësisht kësaj, Qeveria është duke ndërmarrë hapa konkretë. “Për marrjen e masave për pranimin e organizuar të refugjatëve të mundshëm dhe akomodimin e tyre ishin të ngarkuara ministritë e punës dhe politikës sociale, të shëndetësisë, të financave, të jashtme dhe të brendshme”, tha Arsovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat