Milloshoski: Pushteti vazhdon me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së kuvendit

Maqedonia

Milloshoski: Pushteti vazhdon me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së kuvendit

Më: 1 prill 2022 Në ora: 15:48
Milloshoski

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski u shpreh shumica e përbërë nga LSDM dhe BDI vazhdon me shkeljen e Kushtetutës, ligjeve dhe Rregullores së kuvendit.

“E shohim se si kryetarja e Komisionit për Sistem Politik vazhdon të insistojë se rendi i ditës është miratuar dhe diskutimi është hapur edhe pse jemi dëshmitarë se javën e kaluar kjo nuk ndodhi. Pse? Për arsye se Mirakovska din më mirë se para hapjes së pikës duhet të pyesë formalisht nëse disa nga deputetët ose anëtarët kanë propozim-ndryshime në rend dite, gjë që nuk u bë”, u shpreh ai.

Ai tha se një lëshim i tillë është ose nga mosdija ose nga presioni i shumicës.

“Nëse vazhdon në këtë mënyrë paralajmërojmë se si grup kuvendar do të nisim nismë për interpelancë për punën e kryetares Sonja Mirakovska dhe ajo do të shkarkohet nga pozita”, u shpreh Milloshoski.

Sipas tij, nëse Mirakovska nuk është e gatshme të respektojë Rregulloren dhe ligjet, atëherë duhet të jetë e përgatitur për itnerpelancë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat