Pendarovski ende nuk ka marrë propozimet për ambasadorë të Arifit, Dimovskit dhe Popovit

Maqedonia

Pendarovski ende nuk ka marrë propozimet për ambasadorë të Arifit, Dimovskit dhe Popovit

Më: 1 prill 2022 Në ora: 16:04
Pendarovski

Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski ende nuk kanë arritur propozimet për ambasadorët e rinj që kaluan në qeveri.

Sipas informacioneve, ish-kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi do të emërohet për ambasadore në BE, ndërsa drejtori aktual i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski në Francë, ndërsa ambasador në SHBA do të jetë Zoran Popov, sekretar shtetëror në MPJ.

Nga kabineti i Pendarovskit për Kanal 5 u shprehën se përveç propozimit për ambasador të Ljubomir Fërçkovskit në Kombet e Bashkuara, emra të tjerë nuk ka pasur.

Për propozimet e reja reaguan edhe OBRM-PDUKM duke i cilësuar këto propozimet si të turpshme jo vetëm për qytetarët por edhe për vendet në të cilën do të shkojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat