Petrovska-Escobar: Anëtarësimi në NATO tregoi se është vendim i duhur dhe në kohën e duhur

Maqedonia

Petrovska-Escobar: Anëtarësimi në NATO tregoi se është vendim i duhur dhe në kohën e duhur

Më: 8 prill 2022 Në ora: 10:29
Sllavjanka Petrovska, Gabriel Escobar

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska e cila po qëndron në Forumin e Delfi në Greqi njofton se ka realizuar takim me Gabriel Escobar, zv. ndihmës sekretar në Departamentin për punë në Evropë dhe Euroazi.

Postimi:

"Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut.

Anëtarësimi në NATO është dëshmuar se është vendimi i duhur në kohën e duhur dhe në kohët e sotme të pasigurta ka forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe ka zvogëluar mundësinë e përhapjes së destabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan në profilin e saj në Facebook Petrovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat