Gjithsej 1.211 raste aktive me Covid-19 në Maqedoni, pritet të ketë lehtësim të masave

Maqedonia

Gjithsej 1.211 raste aktive me Covid-19 në Maqedoni, pritet të ketë lehtësim të masave

Më: 12 prill 2022 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Nga numri i përgjithshëm i testimeve gjatë ditës së djeshme, rreth 2,4 për qind e rasteve të reja janë pozitive ose 23 të sapoinfektuar në 953 teste, një prej të cilëve është rast i riinfeksionit. Numri më i madh i rasteve të reja është në Shkup – 19, si dhe më së shumti rastet aktive – ka në Shkup, 621 raste.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, një 80-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital me sëmundje shoqëruese.

U raportuan 190 pacientë të shëruar, duke e çuar numrin e rasteve aktive në mbarë vendin në 1.211.

Qeveria gjatë kësaj jave pritet t’i pranojë masat e propozuara nga Komisioni i sëmundjeve infektive javën e kaluar, përkatësisht heqjen e mbajtjes së maskave të detyrueshme në ambiente të mbyllura, me përjashtim të objekteve shëndetësore, farmacive, transportit publik dhe shtëpive që kujdesen për njerëzit. Gjithashtu rekomandohet të mos ndiqen kontaktet e të sapoinfektuarve.

Për momentin mbeten masat aktuale, nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore nuk janë të obliguar të mbajnë maskë mbrojtëse nëpër shkolla, si dhe lejohet organizimi i ekskursioneve shkollore. Nxënësit i ndjekin sërish mësimet me prezencë fizike, por mbajtja e maskës mbrojtëse është e detyrueshme. Gjithashtu është rritur kapaciteti i hapësirës së hapur dhe të mbyllur nga aktualisht në 75 për qind, si dhe heqja e detyrimit për të patur certifikatë vaksinimi apo kalimit të kovidit në pjesën e hapur të objekteve hotelierike dhe qendrave tregtare.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.984.493 testime të COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë arrin 307.817, numri i të shëruarve 297.354, numri i të vdekurve arrin 9.252, ndërsa numri i rasteve aktive në 1.211 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat