Aksident në rrugën Kumanovë – Shkup, ndërron jetë një 31-vjeçar

Maqedonia

Aksident në rrugën Kumanovë – Shkup, ndërron jetë një 31-vjeçar

Më: 12 prill 2022 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se dje (11.04.2022) në ora 16:35 në SPB Shkup është raportuar se në autostradën Kumanovë – Shkup, në afërsi të nyjës Hipodromi, kamioni “Fiat Fiorino” me targa të Shkupit, i drejtuar nga DG (31) nga Shkupi, ka dalë nga rruga.

Nga MPB njoftojnë se D.J ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

 Ndërsa vdekjen e ka konfirmuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

“Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat