Negociatat, Osmani: Shqipëria ka të drejtë ta ngrejë zërin

Maqedonia

Negociatat, Osmani: Shqipëria ka të drejtë ta ngrejë zërin

Më: 14 prill 2022 Në ora: 15:18
Bujar Osmani

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani këtë të enjte ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut.

Osmani ka deklaruar se është optimist se deri në qershor do të gjendet zgjidhje me Bullgarinë dhe se do të largohet bllokada.

Ndër të tjera ai ka theksuar se në të gjithë këtë rrugëtim, Shqipëria ka të drejtë ta ngrejë zërin dhe të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut.

“Vendimi për shkëputje nuk është as i Shqipërisë dhe as i Maqedonisë, është vendim i vendeve anëtare të BE-së nëse Shqipëria do të nisë negociatat në qershor. Por kjo nuk është në interesin e Shqipërisë, sepse këto situata janë ciklike. Herë e ne e tërheqim Shqipërinë, herë Shqipëria na tërheq zvarrë.

Shqipëria ka të drejtë të ngrejë zërin, por jam i vetëdijshëm që ndan mendimin se në planin afatgjatë nuk është e përshtatshme dhe shtetet anëtare pretendojnë se nuk do të prishë dinamikën rajonale”, ka thënë Osmani.

Ndërkohë ai është shprehur se nuk do të vijë deri te ndarja nëse deri në qershor do të gjejmë zgjidhje me Bullgarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat