Tejkaluan shpejtësinë, gjobiten 212 shoferë në Maqedoni

Maqedonia

Tejkaluan shpejtësinë, gjobiten 212 shoferë në Maqedoni

Më: 16 prill 2022 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policët kanë vazhduar me aksionin e përforcuar kontrollues në komunikacion.

Sipas policisë, në aksionin për tejkalim shpejtësie janë gjobitur gjithsej 212 shoferë.

“Nga 212 shoferë të gjobitur, 17 prej tyre kanë lëvizur me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe 4 automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata sqarojnë se 136 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 76 jashtë vendbanimeve.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat