Pashkët le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit!

Maqedonia

Pashkët le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit!

Nga: Skender Asani Më: 16 prill 2022 Në ora: 13:32
Skender Asani

Në emër tim personal dhe në emër të ITSHKSH në Shkup uroj që festa e Pashkëve të na sjell më shumë dashuri njerëzore dhe më pak plagë shpirtërore.

Meqë Pashka është festa më e rëndësishme për të krishterët, që shënon Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit….nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar, uroj që shqiptarët katolikë të Shkupit dhe qyteteve tjera përfshi edhe Ipeshkvinë e Kosovës të kalojnë çastet më të përshpirtshme gjatë kësaj feste.

Festa e Pashkëve na kujton ngadhnjimin e jetës dhe ringjalljen e shpresës, për ditë më të mira edhe për shqiptarët katolikë të Shkupit dhe qyteteve tjera. Këto Pashkë le të ringjallin zemërgjerësinë, tolerancën, respektin dhe dashurinë në mes njëri-tjetrit.

Për shumë mote, Gëzuar Pashkët!

Paçi gjithmonë, gëzime e mbarësi në familjet tuaja!

Prof.dr. Skender ASANI- drejtor i ITSHKSH, Shkup

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat