Mickoski: I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë kërcënimet ndaj punonjësve në arsim

Maqedonia

Mickoski: I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të dënojë kërcënimet ndaj punonjësve në arsim

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:04
Hristijan Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se bashkësia ndërkombëtare duhet të reagojë ndaj siç i quajti ai “kërcënimeve të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM” drejt punonjësve në arsim.

Mickoski tha se grafitet nëpër muret e shkollave përbëjnë kërcënim për Sindikatën e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

“Ky është mesazhi që përmes aktivistëve LSDM-ja dhe Qeveria ua dërgon mësimdhënësve, profesorëve, edukatorëve, por edhe SASHK-ut dhe sindikatave tjera, ky është mesazhi.

Është skandaloze dhe i bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare, OSBE-së dhe të gjithë atyre që ndjekin proceset të reagojnë, në të kundërtën do të jem i zhgënjyer me sjelljen e tyre”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat