MPB Maqedoni: U zhvillua Ushtrimi Operativo-Taktik “Pranvera-22”

Maqedonia

MPB Maqedoni: U zhvillua Ushtrimi Operativo-Taktik “Pranvera-22”

Më: 20 prill 2022 Në ora: 19:46
Foto ilustrim

Sot në rrethin e QS “Boris Trajkovski” u zhvillua Ushtrimi Operativo-Taktik “Pranvera 22”, e para e këtij volumi dhe përmbajtjeje në këto hapësira, i cili pas skenarit kompleks paraprakisht të përcaktuar, kishte për qëllim të na ofrojë, përkatësisht të na prezentojë organizimin dhe përgatitjen maksimale të policisë gjatë realizimit të detyrave nga lëmia e sigurisë dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet departamenteve të ndryshme të Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së.

Si njoftojnë nga MPB, si pjesë e situatës së projektuar e marrur nga realiteti, opinion u njoftua me atë që pritet nga policia rreth ruajtjes së sigurisë në kushte specifike, më saktë ballafaqim me tifo grupe më të mëdha gjatë dhe pas ndeshjes ndërkombëtare i cili është shpallur për ndeshje me rrezik të lartë, me prezencë të paralajmëruar të personave VIP.

“Në realizimin e tërë Ushtrimit Operativo-Taktik “Pranvera-22”, morën pjesë pjesëtarë të Departamentit për Operacione Speciale Policore, Departamentit për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara, Departamentit të Nësitit të Fluturakave, Njësitit të Qenve Zyrtar, Njësitit për Zbulim, Deminim të Mjeteve Eksplozive, si dhe pjesëtarë të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup të cilët ishin të pajisur me bodi-kamera.

Në kontekst të konceptit të vendosur “Policia në shërbim të qytetarëve” përmes Ushtrimit Operativo-Taktik “Pranvera 22” u prezentuan përgatitja e nevojshme e policisë, koordinimi i ndërsjellë dhe komandim në kohë të duhur për një event i këtillë të kalojë në mënyrë të sigurt. Por, edhe si duhet të jetë bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve me policinë dhe sa partneriteti ndërmjet policisë dhe qytetarëve është bazë për rezultat pozitiv nga një situatë e ngjashme”, thuhet në fund të njoftimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat