Ministria e Jashtme bullgare e habitur nga reagimi për klubin “Vanço Mijallov”

Maqedonia

Ministria e Jashtme bullgare e habitur nga reagimi për klubin “Vanço Mijallov”

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë përmes një komuniteti ka shprehur habi nga qëndrimet e autoriteteve në Shkup dhe fushata antibullgare në mediat lidhur me klubin “Vanço Mihajllov”.

“Jemi të habitur nga qëndrimi i ashpër i përfaqësuesve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe fushatës antibullgare që po zbatohet në media në vendin fqinj ditëve të fundit lidhur me hapjen e klubit pranë Shoqatës Kulturore Qendrore “Ivan Mihajllov” në Manastir”, thuhet në reagimin e mbrëmshëm.

Prej atje shtojnë se “Maqedonia përsëri po shpërndanë urrejtje kundër Bullgarisë, e nxitur nga partitë politike, por edhe nga bashkësia akademike”.

“Përsëri jemi dëshmitarë të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë, i cili është i nxitur nga partitë parlamentare politike, përfaqësues të opinionit dhe bashkësisë akademike. Brengosës është fakti që po bëhen përpjekje Bullgaria dhe populli bullgar padrejtësisht të krahasohen me fashizmin. Përhapja e interpretimeve tendencioze të gabuara të historisë është pikërisht një nga arsyet për shkak së cilës kemi marrëveshje për fqinjësi dhe formuam komisionin e përbashkët për çështje historike. Nevojitet të bëhet progres i vërtetë për temat e ndjeshme në historinë tonë”, thuhet në reagim.

Nga MPJ-ja bullgare rikujtojnë se qendra kulturore është regjistruar sipas kërkesave të rregullave lokale dhe punon që nga viti 2019, e deri tani emri i saj nuk ka qenë lëndë e asnjë reagimi në opinion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat