Janë shqiptuar 202 masa për tejkalim të shpejtësisë në zonën Tetovë-Gostivar

Maqedonia

Janë shqiptuar 202 masa për tejkalim të shpejtësisë në zonën Tetovë-Gostivar

Më: 22 prill 2022 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Punonjësit policorë të SPB Tetovë sot (22-prill) nga ora 11 deri në ora 17, kanë kryer kontroll të përforcuar të shpejtësisë me të cilën lëvizin veturat, me ç’rast janë shqiptuar gjithsej 202 masa, prej të cilave 106 jashtë dhe 96 në vendbanime.

Nga masat e mara jasht vendbanimeve (TE-72 dhe GV-34), 9 shkelje (TE-6 dhe GV-3) janl referuar drejtuesve që lëvizin me një shpejtësi më të madhe se 70 km/orë mbi maksimumin e lejuar, dhe 48 (TE-18 dhe GV-30 ) ) deri në 70 km/orë.

Gjatë kontrollit janë sanksionuar 96 drejtues mjetesh në zonë të banuar (TE-49 dhe GV-47) të cilët lëviznin me shpejtësi më të madhe se maksimumi i lejuar, duke përfshirë 4 (TE) deri në 50 km/orë.

Për drejtuesit kundërvajtës janë përgatitur parashtresa përkatëse, të përcaktuara me ligj, gjatë kontrollit gjithashtu janë sanksionuar edhe 8 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-3 dhe GV-5).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat