Atë që maqedonasit ua kanë bërë shqiptarëve, bullgarët ua bëjnë maqedonasve

Maqedonia

Atë që maqedonasit ua kanë bërë shqiptarëve, bullgarët ua bëjnë maqedonasve

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 prill 2022 Në ora: 20:49
Sulejman Mehazi

Të dashur qytetarë maqedonas të RMV-së, plotësisht e kuptojmë hallin e popullit tuaj maqedonas, si mos ta kuptojmë kur që nga Jugosllavia e Versajit, të Titos e gjer në ditët e sotme të republikës suaj demokratike është e papranueshme dhe e mohuar gjuha shqipe në kushtetutën tuaj. Atë që ua bëri Greqia e ua bën Bullgaria që njëqindvjet radhazi, jua keni bërë shqiptarëve. Ua keni mohur çdo gjë: gjuhën, flamurin, identitetin, kulturën jo vetën kaq, por i keni dënuar, burgosur, vrarë, maltretuar, nënçmuar vetëm pse kanë kërkuar të drejtat e tyre nacionale, sa që ua keni kërkuar dhe vdekjen me sintagmat e njohura: "Shqiptar i mirë, Shqiptar i vdekur ","Vdekje për Shqiptarë". 

Fjala popullore thotë se "duke ia bërë varrin tjetër kujt hyni vet", juve ju ka ndodhur kështu, duke dëshiruar varreza shqiptarëve, varret tuaja ua kanë bërë grekët e bullgarët, më vonë varrin e autoqefalisë suaj kishtare ortodokse do ua bëjnë edhe serbët.

Të nderuar bashkëqytetarë të m'i maqedonas kurrë s'keni parë një të keqe nga shqiptarët, por ju i keni mbushur me të këqija shqiptarët me mosfutjen e gjuhës shqipe në kushtetutën e RMV, shqiptarët i keni futur në rangun e pakicave të romëve, turqëve, serbëve etj., keni mbushur burgjet me shqiptarë, keni vrarë shqiptarë sa keni dashur vetë: Brodec, Luboten, Sopot, Kumanovë, Shkup etj.

Me gjithë këto padrejtësira e të këqija që na keni bërë, ne, përsëri ju përkrahim për shkak se nga vetë ju i kemi përjetuar këto sulme e padrejtësi, ua njohim psikologjinë e shpirtit tuaj identitar, gjuhësor, kombëtar e shtetëror. Sikurse ju që silleni me popullatën shqiptare në RMV, ashtu sillen bullgarët me ju, prandaj ju kuptojmë mirë e ju përkrahim sinqerisht. Zoti ju ndihmoftë e kurrë të këqija mos pafshi së bashku me popullim tim të nderuar bashkëqytetarë të m'i maqedonas!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat