KRRE: Stabiliteti dhe siguria e dërgesës së energjisë elektrike është mundësuar edhe në kushte të krizës

Maqedonia

KRRE: Stabiliteti dhe siguria e dërgesës së energjisë elektrike është mundësuar edhe në kushte të krizës

Më: 7 maj 2022 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Stabiliteti dhe siguria e dërgesës së energjisë elektrike dhe asaj termike është mundësuar edhe në kushte të krizës së madhe energjetike, e cila filloi në gjysmën e dytë të vitit 2021, ndërsa propozimet e KRRE-së për uljen e TVSH-së dhe zgjerimin e përfshirjes së kategorive të ndjeshme të konsumatorëve, të cilët marrin ndihmë financiare për të paguar faturat e energjisë elektrike dhe termike u realizua – theksohet në Raportin Vjetor të punës së Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit (KRRE).

“Çmimet e larta të bursës sa i përket burimeve të energjisë, gjatë vitit të kaluar u rritën shumëfish dhe për këtë arsye u krijuan kushte që pas 12 viteve të aktivizohet puna e rezervës së ftohtë të TCE Negotinë, pasi çmimi i energjisë elektrike të prodhuar nga TCE Negotinë është më i ulët se ai në bursë, që mundësoi një pjesë të energjisë elektrike të sigurohet edhe nga prodhimi vendor në vend të importit.

Një ndër masat për menaxhimin e krizës energjetike ishte miratimi i vendimit, përmes të cilit, në vend të 70 % që i ka të detyrueshme, ESM duhet të dërgojë 100 % e energjisë elektrike të nevojshme për amvisëritë me çmim prej 41 euro/МW/h në kushte kur çmimi i energjisë elektrike në bursa arriti deri në 450 euro/МWh,“ theksoi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit..

Vitin e kaluar, çmimet e të gjitha burimeve të energjisë e arritën pikun historik. Gazi natyror, nga 300 dollarë/Nm3 arriti çmimin prej 1.800 dollarë/Nm3. Energjia elektrike arriti çmimin fantastik prej 450 euro/МWh, për dallim nga çmimet para krizës, të cilat silleshin rreth 55 deri 65 euro/МWh. Derivatet e naftës regjistrojnë shtrenjtim për rreth 70% në bursat, në krahasim me fundin e vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat