Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, gjashtë persona të lënduar

Maqedonia

Aksident në rrugën Gostivar – Kërçovë, gjashtë persona të lënduar

Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Gjashtë persona, prej të cilëve dy më rëndë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar, afër fshatit Kollari.

Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të automjetit të pasagjerëve “Mini Cooper” me targa të Italisë i drejtuar nga H.B (26) nga fshati Kollari, automjetit “Audi” me targa të Kërçovës i drejtuar nga L.A (76 ) nga fshati Zajas, dhe automjetit “Renault” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.I (52) nga Shkupi.

“Pas aksidentit, tre shoferët dhe pasagjerët në makinën “Audi”, F.A (74) nga fshati Zajas dhe makinës “Mini Cooper” A.Z (23), N.A (54), I.Z (56) dhe L.Z (31), të gjithë nga fshati Kollari janë transferuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë, ndërsa te H.B., A.Z., N.A. dhe I.Z. janë konstatuar lëndime të lehta, kurse L.A. dhe Z.I janë lënduar më rëndë”, thonë nga MPB Maqedoni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat