Javën e ardhshme do të dihet nëse Talat Xhaferi do të dënohet për fjalorin e tij ndaj punonjësve të Kuvendit

Maqedonia

Javën e ardhshme do të dihet nëse Talat Xhaferi do të dënohet për fjalorin e tij ndaj punonjësve të Kuvendit

Më: 20 maj 2022 Në ora: 17:04
Talat Xhaferi

Se a do të dënohet kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për fjalorin e tij vulgar dhe fyes ndaj punonjësve në Kuvend, do të dihet javën e ardhshme kur kryetari i Komisionit për Çështje Rregullore dhe të Imunitetit, Panço Minov, do ta thërrasë seancë.

Nga Xhaferi nuk ka konfirmim nëse do të përballet me deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe GROM-it të cilët ishin prezentë në seancën plenare gjatë kohës së incidentit, ose do të përgjigjet me shkrim.i.

Përfundimi i rastit do të varet nga qëndrimi i deputetëve nga LSDM dhe BDI, ata janë shumicë në komision, e kështu Xhaferi mund të shpëtojë vetëm me paralajmërim dhe mos të sanksionohet.

Xhaferi është rikthyer sot në vend, pas një vizite pune në Gjermani, dhe që nga regjistrimi, ende nuk ka dalë para mediave. As ai dhe as kabineti i tij nuk kanë komentuar mbi regjistrimin apo vërtetësinë e regjistrimit.

OBRM-PDUKM paraprakisht deklaroi se Xhaferi ka bërë shkelje të rëndë të Kodit të Etikës, duke fyer dhe kërcënuar punonjësit e shërbimeve parlamentare. Partia thotë se katër deputetë të tyre kanë qenë dëshmitarë të incidentit. Nga LSDM kanë thënë se nuk kanë koment derisa të përcaktohet vërtetësia e regjistrimit.

Me një përgjigje të ngjashme ka dalë edhe BDI. Zyrtari i partisë Visar Ganiu tha se do të presë koment që të dëgjohet edhe pala tjetër. Nëse Komisioni Parlamentar konstaton se Xhaferi ka shkelur Kodin e Etikës, ai mund të përballet me vërejtje publike, pezullim nga pjesëmarrja në një trup punues ose ndalim prej një muaji nga kryesimi i trupit punues.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat