Osmani: Maqedonia e Veriut fuqishëm angazhohet për ruajtjen e parimeve themelore dhe vlerave të OSBE-së

Maqedonia

Osmani: Maqedonia e Veriut fuqishëm angazhohet për ruajtjen e parimeve themelore dhe vlerave të OSBE-së

Më: 20 maj 2022 Në ora: 23:30
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në margjinat e takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, i cili u mbajt në Torino, Itali, realizoi takime bilaterale me Minsitrin e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Illia Darçiashvili, të Azerbejxhanit, Xhejhun Bajramov, të Ermenisë, Ararat Mirzojan, të Republikës së Molldavisë, Niku Popesku dhe Zëvendësministren e parë të Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Xhafarova.

Fokusi i bisedimeve ishte në kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, situatën e sigurisë në rajonin e OSBE-së, si dhe arkitekturën e rrënuar të sigurisë në Evropë. U shkëmbyen mendime edhe për situatën në Ukrainë pas agresionit ushtarak rus dhe shfrytëzimin e mekanizmave të Këshillit të Evropës për përgjegësinë për shkeljen e të drejtave të njeriut. U potencua edhe rëndësia e perspektivës së BE-së si për vendet e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe për ato të partneritetit lindor.

Ministri Osmani bëri me dije se si pjesë e treshes kryesuese me OSBE-në këtë vit dhe kryesues i ardhshëm në vitin 2023, Maqedonia e Veriut fuqishëm angazhohet për ruajtjen e parimeve themelore dhe vlerave të Organizatës – siç janë respektimi i sovraniteti, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së.

U shkëmbyen mendime edhe për bashkëpunimin në kuadër të Këshillit të Evrpës si forum kryesor për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e së drejtës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat