Pendarovski-Abazoviq: Bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të aleancës së NATO-s do të vazhdojë edhe në procesin e BE-së

Maqedonia

Pendarovski-Abazoviq: Bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të aleancës së NATO-s do të vazhdojë edhe në procesin e BE-së

Më: 25 maj 2022 Në ora: 10:45
Pamje nga takimi

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski ka takuar kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Sipas kabinetit të Pendarovskit, në takim është shprehur gatishmëria për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, duke theksuar mundësitë potenciale për forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet, në Evropë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke rikonfirmuar përkushtimin e tyre për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin rajonal, përmes forcimit të vazhdueshëm të proceseve demokratike dhe partneritetit të zgjeruar ndërkombëtar. Bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi i ngushtë në kuadër të aleancës së NATO-s do të vazhdojë edhe në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, si qëllim i përbashkët strategjik i dy vendeve, njoftuan nga kabineti i presidentit Pendarovski.

Pendarovski e uroi Abazoviqin për emërimin e tij në postin e ri, duke i dëshiruar mandat të suksesshëm në ballafaqimin me sfidat dhe synimet e politikës së brendshme dhe të jashtme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat