Vigenin: Nuk ka arsyeje që të heqim veton kundër Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Vigenin: Nuk ka arsyeje që të heqim veton kundër Maqedonisë së Veriut

Më: 26 maj 2022 Në ora: 14:04
Kristian Vigenin

Është e nevojshme të thirret një seancë e re e Këshillit bullgar konsultativ për siguri kombëtare kushtuar temës për Maqedoninë e Veriut, pasi çështja është “mjaft e diskutueshme” dhe vetëm presidenti bullgar Rumen Radev mund t’i mbledhë të gjitha palët në një tryezë për ta diskutuar me atë, tha nënkryetari i kuvendit bullgar Kristian Vigenin.

Vigenin, i cili është anëtar i Partisë Socialiste Bullgare (BSP) dhe një ish-ministër i Punëve të Jashtme, beson se përfundimet e këshillit mund të mbështeten më pas nga një vendim i Kuvendit ose Qeverisë së Bullgarisë.

“Le të shohim nëse kemi diçka konstruktive dhe pozitive që mund të arrijmë dhe që do të garantojë interesin tonë afatgjatë si shtet,” tha Vigenin në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT).

I pyetur nëse kuvendi bullgar duhet të miratojë një deklaratë të re për “çështjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, Vigenin tha se nuk e di nëse ka ardhur koha për diçka të tillë, kur nuk ka asnjë moment të ri për këtë temë.

Megjithatë, ai e konsideron të papranueshëm qëndrimin e kryeministrit të Bullgarisë, Kiril Petkov, për të thirrur një seancë të re të Këshillit vetëm për të parë nëse ka ndonjë plan pozitiv për zhvillimin e marrëdhënieve, sepse nuk mund të “ulet vetëm nga të dyja palët e kufirit dhe të presim që diçka të ndodhë”.

Vigenin beson se për momentin Bullgaria nuk ka arsye për të hequr veton për fillimin e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE, sepse, siç thotë ai, “deri më sot nuk është bërë asnjë përparim”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat