Jeton Shaqiri: Katër shkolla fillore në komunën e Gostivarit do të rikonstruohen me financim nga MASH

Maqedonia

Jeton Shaqiri: Katër shkolla fillore në komunën e Gostivarit do të rikonstruohen me financim nga MASH

Më: 30 maj 2022 Në ora: 19:03
Jeton Shaqiri

Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit do të investojë rreth 40 milionë denarë për rikonstruimin e katër shkollave fillore në territorin e Gostivarit.

Shkolla fillore “Goce Dellçev” do të bëhet me fasadë të re, energjetikë efikase, ku aktivitetet ndërtimore filluan në fund të janarit të këtij viti, ndërsa në shkurt në shkollën “Faik Konica” në Debresh filloi rikonstruksioni i nyjeve sanitare dhe mureve të brendshme.

Në të dyja shkollat aktivitetet do të përfundojnë gjatë muajit gusht.

Ndërsa në planin për prokurim publik për këtë vit është parapar rikonstruksioni i shkollës fillore “Ismail Qemali”, si dhe zëvendësimi i çatisë dhe paisja e terësishme e kabineteve dhe punëtorive në shkollën e mesme teknike “Gostivar”.

Kështu informoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, i cili sot vizitoi disa shkolla në komunën e Gostivarit, të cilat, siç u shpreh ai, do të vazhdojnë të jenë në agjendën investuese të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës edhe në të ardhmen.

“Për këtë Qeveri investimi i barabartë në të gjitha komunat, pavarësisht nëse janë urbane apo rurale dhe pavarësisht se kush i menaxhon, mbeten një nga parimet themelore. Për ne, të gjitha komunat janë të barabarta dhe të njëjta, qytetarët e Maqedonisë së Veriut jetojnë dhe kanë të drejtë për kujdesje të barabartë nga institucionet e sistemit”, tha Shaqiri.

Ministri rikujtoi se gjatë muajve të kaluar janë kryer aktivitete investuese edhe në disa shkolla të tjera të Gostivarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat