Pendarovski dënon djegien e Qendrës Kulturore bullgare: Aktet e këtilla janë provokim

Maqedonia

Pendarovski dënon djegien e Qendrës Kulturore bullgare: Aktet e këtilla janë provokim

Më: 4 qershor 2022 Në ora: 13:13
Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar në lidhje me djegien e sotme të Qendrës Kulturore të bullgarëve në Manastir.

“Dënoj ashpër djegien e objektit të qendrës kulturore të bashkësisë bullgare në Manastir. Akte të tilla janë provokim dhe nuk shkojnë në favor të përmirësimit të marrëdhënieve me Bullgarinë.

U bëj thirrje institucioneve kompetente që të bëjnë një hetim të shpejtë dhe të detajuar, të marrin të gjitha masat e nevojshme, për të identifikuar dhe sanksionuar autorët”, thuhet në reagimin e Pendarovskit.

Më herët ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dënuar ashpër djegien e Qendrës Kulturore dhe kanë kërkuar zbardhjen e rastit.

Qendra Kulturore bullgare është djegur mëngjesin e sotëm në Manastir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat