OBRM-PDUKM: Inflacioni real është shumë më i lartë, pushteti po manipulon

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Inflacioni real është shumë më i lartë, pushteti po manipulon

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 15:39
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM akuzon partitë në pushtet LSDM dhe BDI se po manipulojnë me përqindjen e inflacionit, ku thonë se inflacioni real është shumë i lartë.

“Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së i shfrytëzon statistikat si kompensim për gjendjen katastrofike me inflacionin. Ndërsa produktet dhe nevojat bazë të qytetarëve rriten deri në 100%, ata llogaritin normën e inflacionit vetëm 10%.

Kjo është e paturpshme. Norma reale e inflacionit është shumë më e lartë nëse kemi parasysh se ajo që shpenzojnë më shumë qytetarët për buxhetet familjare është shumë më e shtrenjtë me mbi 10%.

Në pak muaj buka është 100% më e shtrenjtë, karburantet janë gjithashtu gati dy herë më e shtrenjtë, sheqeri është rritur me 57% vetëm nga prilli, qumështi është 15% më i shtrenjtë se vitin e kaluar, vaji i gatimit vetëm nga fillimi i vitit është më i shtrenjtë për 70%, mielli për një vit është më i shtrenjtë për 55%, kurse energjia elektrike për 30%.

Qeveria manipulon përqindjen e inflacionit real duke futur në përllogaritje produkte që qytetarët një herë në vit ose nuk i blejnë kurrë”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat