Anketa e Asociacionit të Biznesit tregon se 30% e investitorëve gjermanë do të largoheshin nga Maqedonia

Maqedonia

Anketa e Asociacionit të Biznesit tregon se 30% e investitorëve gjermanë do të largoheshin nga Maqedonia

Më: 15 qershor 2022 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Tridhjetë përqind e investitorëve të huaj ose pothuajse një e treta e kompanive gjermane do të largoheshin nga vendi dhe do të transferonin biznesin e tyre nga Maqedonia në një vend tjetër.

Krimi dhe korrupsioni, administrata publike joefikase dhe një sistem jofunksional one-stop shop janë pengesat më të mëdha për të punuar në vend.

Këto janë disa nga konkluzionet e anketës së re të Asociacionit të Biznesit Maqedoni – Gjerman për klimën e biznesit në vend.

Anketa gjithashtu tregoi se investitorët kanë problem me pasigurinë juridike, paqëndrueshmëri politike dhe përballen me probleme infrastrukturore.

Rezultatet e anketës që u prezantua sot, treguan se ka një trend në rënie të kompanive që do të investonin sërish në vend.

Shkëmbimi tregtar ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë kalon 4,7 miliardë euro, ndërsa eksporti është tre herë më i madh se importi.

Në Maqedoni janë rreth 200 kompani me kapital gjerman që punësojnë rreth 20 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat