Osmani: Qëndrimi i Maqedonisë ndaj propozimit të Francës do të vijë në kohën e duhur

Maqedonia

Osmani: Qëndrimi i Maqedonisë ndaj propozimit të Francës do të vijë në kohën e duhur

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 13:31
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka deklaruar se qëndrimi i Maqedonisë për propozimin bullgar do të vijë në momentin e duhur, pasi zyratrisht ende nuk kanë pranuar asnjë propozim.

“Nuk kemi marrë zyrtarisht ndonjë propozim, ai duhet të na arrijë si propozim pasi Unioni të harmonizojë qëndrimet e tij. Sigurisht që unë kam një mënyrë për të hyrë në atë dokument, ne bëjmë një analizë, por qëndrimin tonë për të gjitha çështjet do ta shprehim kur të vijë koha, kur mendojmë se do të jetë në interesin tonë ta bëjmë këtë”, tha ministri Bujar Osmani.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për pranueshmërinë e ndryshimeve në kornizën e negociatave të propozuara nga Franca, Osmani tha se i ndjek nga afër të gjitha njoftimet publike dhe të gjitha reagimet e qytetarëve.

“I ndjek njoftimet dhe reagimet e qytetarëve, megjithatë, ajo që po ndodh është se dje ka pasur një propozim nga presidenca për vendet anëtare, përfshirë Republikën e Bullgarisë, që të shprehen për disa ide që presidenca franceze mendon se mund të jenë bazë për vazhdimin e procesit. Nuk mendoj se është në interesin tonë që ne të shprehim qëndrimin tonë për propozime të tilla derisa të kemi dëgjuar qëndrimet e shteteve anëtare, pasi shtetet anëtare të kenë shprehur pikëpamjet e tyre, që janë 26 shtete anëtare, secili ka qëndrimin e vet”, tha Osmani.

Ai shtoi se nëse Republika e Bullgarisë shpreh qëndrimin e saj të unifikuar, atëherë edhe shteti i Maqedonisë do të shpreh qëndrimet e veta.

“Pres mirëkuptim, analizojmë çdo fjalë, çdo fjali, por mendoj se duhet të ndjekim procedurën, të presim të komentojnë 27 shtetet anëtare, pra 26, duke qenë se Franca ka shpërndarë qëndrimin e saj”, përfundoi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat