Maqedoni: Inspektorati i Tregut del në terren, konstatohen parregullësi në çmimet e produkteve

Maqedonia

Maqedoni: Inspektorati i Tregut del në terren, konstatohen parregullësi në çmimet e produkteve

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 19:03
Foto ilustrim

Manipulimi me çmimet e produkteve nëpër disa shitore në Maqedoni, ka bërë që Inspektorati i Tregut të aktivizohet me kontrolle në terren.

Në datat 16 dhe 17 qershor, Inspektorati i Tregut ka kryer 110 kontrolle tek shitësit me pakicë, me ç’rast janë konstatuar dy parregullsi në shitore ushqimore në Gostivar.

Nga Inspektorati i tregut thanë për Alsat se gjobat për këto kompani do të varen nga madhësia e kundërvajtjes që kanë kryer.

Çmimet dhe marzhet e tregtarëve konstatohen në terren.

Sipas të dhënave të marra, ka pasur rritje të çmimeve të blerjes për tregtarët, gjë që inspektorët do ta kontrollojnë më tej në shitjen me shumicë.

Inspektorët vunë re gjithashtu një rënie prej 20 për qind të çmimeve të makaronave dhe orizit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat