​Mariçiq: Propozimi francez do të shqyrtohet me institucionet përkatëse në vend

Maqedonia

​Mariçiq: Propozimi francez do të shqyrtohet me institucionet përkatëse në vend

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 14:48
Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e Jashtëm Bujar Osmani, tha se propozimi francez është në formë pune dhe se ende nuk ka asnjë material përfundimtar.

Sipas tij, kur të vijë një propozim zyrtar në institucionet tona, ai do t’u prezantohet partnerëve të koalicionit, Qeverisë dhe Kuvendit.

“Në momentin që do të marrim ndonjë propozim zyrtar, ai sigurisht që do t’i paraqitet për shqyrtim edhe Qeverisë edhe partnerëve të koalicionit qeverisës.

Sigurisht, në njëfarë forme do të konsultohet edhe Parlamenti dhe Komisioni për Politikë të Jashtme”, tha Mariçiq./AlsatM

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat