Pendarovski-Scholz: Maqedonia e Veriut është fuqishëm e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura të Aleancës

Maqedonia

Pendarovski-Scholz: Maqedonia e Veriut është fuqishëm e përkushtuar ndaj politikës së dyerve të hapura të Aleancës

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 16:22
Foto nga takimi

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka takuar kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e NATO-s, i cili po mbahet në Madrid.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin bilateral ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë në fushën politiko-siguruese dhe të mbrojtjes, si dhe për situatën me integrimet evropiane të Maqedonisë, me ç’rast bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve si miqësore, plot besim dhe respekt të ndërsjellë.

Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për mbështetjen e fuqishme dhe domethënëse nga Gjermania për integrimet tona evropiane dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Takimi u fokusua në sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti Pendarovski theksoi qëndrimin e Maqedonisë për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, duke rikonfirmuar mbështetjen e fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat