Miteva: Çmimet e reja në faturat e energjisë elektrike janë goditje e rëndë për xhepat e qytetarëve

Maqedonia

Miteva: Çmimet e reja në faturat e energjisë elektrike janë goditje e rëndë për xhepat e qytetarëve

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 18:06
Marija Miteva

Partia opozitare OBRM-PDUKM përmes një konference për mediat sot ka reaguar lidhur me çmimet e reja të publikuara nga KRRE për rrymën elektrike.

Nga partia fajësojnë pushtetin që me blloqet e reja tarifore po rëndojnë akoma më shumë xhepat e qytetarëve.

“Pas shpalljeve të sotme për çmimet e reja, një gjë është e qartë, ERC është jashtë realitetit dhe po përfiton nga vuajtja e këtij populli që mezi ia del mbanë. Qeveria goditi sërish xhepat e qytetarëve. Shumica e familjeve, sipas blloqeve tarifore 3 dhe 4, do të paguajnë deri në 138% më shtrenjtë energjinë elektrike. Modeli tarifor i prezantuar nga qeveria është vetëm një maskë për rritjen e re të çmimit që do të hyjë në fuqi më 1 korrik. Pas një përllogaritjeje të pakuptueshme për qytetarët, po mundohen të kalojnë ngritje enorme të lartë të rrymës”, tha ndër të tjera në konferencën e sotme për media, zëdhënësja e OBRM-PDUKM-së, Marija Miteva.

Ajo vuri në dukje se “shumica e familjeve janë në bllokun e dytë dhe të tretë dhe do të kenë rritje përkatësisht 10,3% dhe 18,3%.

Miteva shtoi se një politikë e tillë katastrofike energjetike nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar pasi situata e quajtur sipas saj përfitim, është e tmerrshme.

“Rritja e çmimeve do të bëjë që bizneset të shemben. Gjegjësisht, sistemi i ri tarifor përcakton të ashtuquajturat tarifa e lartë prej 13.794 denarë/këh dhe tarifa e ulët prej 10.116 denarë/këh, të cilat janë 4-5 herë më të larta se ato të mëparshmet. Me këtë, barrën më të madhe nga rritja, përveç amvisërive nga blloku i dytë, i tretë dhe i katërt, këtë vit do ta mbajnë konsumatorët e vegjël me këtë çmim disafish të rritur”, tha Miteva.

Miteva tha se “kjo është një masakër e vërtetë e amvisërive që ngrohen me rrymë, sidomos po të kemi parasysh se në periudhën e kaluar përmes masave është stimuluar ngrohja e kondicionerëve inverter si opsion për ngrohjen e amvisërive për të shmangur ngrohjen me dru. Kështu, në periudhën e dimrit nga tetori deri në prill do të paguajnë 138% më shtrenjtë rrymën dhe kështu ngrohja e shtëpive të tyre do të bëhet praktikisht e pamundur, sepse ato amvisëri që kanë paguar fatura prej 12.000 denarë për ngrohje elektrike në periudhën e ngrohjes, tani do të duhet të paguajnë 28.560 denarë”.

Ndryshe, llogaritja e çmimit të rrymës elektrike me blloqet e reja tarifore do të bëhet nga data 1 korrik.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat