Macron: Është gjetur kompromis midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

Maqedonia

Macron: Është gjetur kompromis midis Maqedonisë dhe Bullgarisë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 15:03
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron njofton se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ka gjetur një kompromis që është e pranueshme për të dyja vendet.

“Vazhduam të bisedojmë me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe bëmë përparim sa i përket klimës evropiane. Presidenca franceze bëri një zhvillim të madh, në mbrëmjen e së martës dhe të mërkurës dhe pati një çështje tjetër midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe kështu me forcat e fundit vazhduam të bisedonim me të dyja palët, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Dhe siç bëri të ditur Këshilli Evropian më 23 dhe 24 qershor, ne vazhduam të punojmë për të hapur kapitullin e parë bazuar në diskutimet e deritanishme.

Mund të them se është gjetur një kompromis, një kompromis që ruan ndjeshmërinë e të dyja palëve dhe besoj se është i pranueshëm nga të gjithë.

Në ditët në vijim të dyja palët do ta konfirmojnë këtë. Presidenti dhe kryeministri bullgar tashmë e kanë mbështetur propozimin francez dhe do të ketë diskutime në ditët në vijim në Shkup. Kjo është e rëndësishme për sigurinë, stabilitetin dhe se e kaluara mund të tejkalohet
”, deklaroi Emmanuel Macron, president i Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat