ESHS Maqedoni: Më shumë lindje dhe vdekje nëpër qytete, zonat rurale më stabile

Maqedonia

ESHS Maqedoni: Më shumë lindje dhe vdekje nëpër qytete, zonat rurale më stabile

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar në zonat urbane kanë lindur 11,224 fëmijë ose 60,2% e numrit të përgjithshëm, ndërsa në zonat rurale 7,424 ose 39,8%.

Pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të lindjeve sipas rajoneve e ka Shkupi me 38,9%, kurse më të vogël rajoni lindor me 6,3%.

Mosha mesatare e nënave të reja nga numri i përgjithshëm i lindjeve në zonat urbane është 29.9 vjeç, ndërsa në zonat rurale 28.4 vjeç.

Mosha mesatare e lindjeve të para në zonat urbane është 28.3 vjeç, ndërsa në zonat rurale 26.0 vjeç.

17,955 persona ose 63,0% kanë vdekur në zonat urbane, dhe 10,561 persona ose 37,0% kanë vdekur në zonat rurale.

Pjesëmarrjen më të madhe në raport me numrin e përgjithshëm të të vdekurve, sipas rajoneve e ka Shkupi me 30,6%, kurse më të vogël rajoni i Vardarit me 8,3%.

Mosha mesatare e personave të vdekur në zonat urbane është 73.2 vjeç dhe në zonat rurale 73.3 vjeç.

Shtesa natyrore e popullsisë është negative në zonat urbane, pasi është -6731 banorë, kurse në zonat rurale -3137 banorë.

Të dhënat për migrimet e brendshme, brenda të njëjtit rajon, tregojnë se peshën më të madhe prej 37.9% e zë lëvizja nga fshati në qytet dhe anasjelltas, në krahasim me lëvizjet ndërmjet qyteteve me 9.4%.

Bilanci i migrimit të jashtëm është më i madhi në rajonin e Shkupit, 1296 persona dhe më i vogli në rajonin juglindor, 51 persona.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat