Pavle Trajanov: Propozimi francez të kaloj me referendum

Maqedonia

Pavle Trajanov: Propozimi francez të kaloj me referendum

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 07:19
Pavle Trajanov

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Maqedoni dhe partneri i koalicionit në Qeveri, Pavle Trajanov, kërkon referendum për propozimin francez.

Sipas tij, opinioni i qytetarëve duhet të jetë faktori përfundimtar dhe vendimtar për propozimin, i cili ende duhet të kalojë nëpër një sërë filtrash.

Sipas Trajanovit, propozimi i parë që u refuzua në Bruksel nga kryeministri dhe ai aktual nuk kanë dallime thelbësore.

“E gjithë pakoja me protokollin duhet të botohet në origjinal dhe të përkthehet në gjuhën maqedonase në mënyrë që çdo qytetar të mund të formojë qëndrimin e tij, duhet një diskutim i gjerë në shoqëri, pastaj në parlament dhe për qëndrimin që do të të miratohet të shprehet Kuvendi, se qytetarët duhet të shprehen me referendum. Këto janë çështje strategjike dhe kombëtare që kanë nevojë për një konsensus më të gjerë. Qeveria duhet të analizojë me durim dhe përgjegjësi të gjitha reagimet e qytetarëve, të ekspertëve, të sektorit joqeveritar dhe të partive dhe në fund të ndërtojë qëndrimin e saj, i cili do të diskutohet në Kuvend”, tha Trajanov.

Nga PLD-ja sot nuk duan të komentojnë propozimin e fundit nga Parisi, edhe pse të parët kanë kundërshtuar ashpër propozimin e parë dhe kanë paralajmëruar se do të largohen nga koalicioni qeveritar nëse ai pranohet.

Nga OBRM-PDUKM-ja dëgjuam vetëm akuza drejtuar qeverisë se i ka pranuar të gjitha kërkesat bullgare.

LSDM thotë se të gjitha janë trillime dhe gënjeshtra, për gjoja bullgarizim dhe asimilimin.

Partia Popullore e Ljubço Georgievskit e ka mbështetur publikisht propozimin duke theksuar se në propozimin e ri të ndryshuar francez nuk ka asgjë që kërcënon gjuhën dhe identitetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat