Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Maqedonia

Aksident i rëndë në Strumicë, lëndohen 13 persona, në mesin e tyre edhe një fëmijë gjashtë vjeçar

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 12:10
Foto ilustrim

Trembëdhjetë persona janë lënduar nga përplasja e dy automjeteve të pasagjerëve me targa të Strumicës, e cila ka ndodhur dje pasdite në ora 16:20 në rrugën Strumicë-Valandovë, tek vendi i njohur si “Valandovsko Bërdo”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, e cila ka bërë të ditur se ka disa persona të lënduar të cilët janë dërguar për tretman në spitalin e Strumicës.

Më shumë detaje rreth aksidentit janë bërë të ditura sot.

Sipas të dhënave nga drejtoresha e spitalit të Strumicës, Katerina Kuzmanovska, lëndime më të rënda ka një fëmijë gjashtë vjeçar dhe një grua, ndaj janë dërguar në Qendrën Klinike në Shkup për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa pjesa tjetër janë me lëndime të lehta dhe po trajtohen në Strumicë.

Në nxjerrjen e të lënduarve ka marrë pjesë edhe një zjarrfikës, ndërsa një grup policie ka kryer hetimet.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë rrugë është ndërprerë për më shumë se një orë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat